Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani e sheh të kalueshëm Liepajan e Letonisë. Gjilani në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të përballet me ekipin letonez.
Shorti është tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës.
“Është një kundërshtar që duhet respektuar në këtë fazë të garave. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar. Do të përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, ka thënë Ramadani për KOHËN.
Për Gjilanin është hera e dytë që merr pjesë në garat evropiane.