Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Ekuadorit: Ky është vetëm fillimi për ne

Selektori i Ekuadorit, Gustavo Alfaro ka thënë se triumfi ndaj Katarit në hapje të Botërorit, është vetëm fillimi.

Ai ka theksuar se synimi i Ekuadorit është i madh në Katar. Ekuadori mposhti Katarin 2:0 të dielën.

“Duhet t’i jap skuadrës meritën për qëndrimin e tyre, përkushtimin, mënyrën se si luajtën, mënyrën se si vazhduan. Sidomos pas golit të anuluar për pozitë jashtë loje. Ne vazhduam të ecim pas kësaj. Fituam bindshëm dhe shpresoj të jetë fillimi i diçkaje të madhe”, ka thënë Alfaro.

Artikuj të ngjashëm