Arsenali është i hapur që të bëjë edhe një goditje të madhe në këtë afat kalimtar nëse vjen mundësia, thotë trajneri i kësaj skuadre, Unai Emery.
Deri tash “Topçinjtë” kanë siguruar shërbimet e Lucas Torreiras, Bernd Lenos, Sokratis Papastathopoulos, Matteo Guendouzit dhe Stephan Lichtsteinerit, transmeton Koha.net.
Përderisa Emery është në kërkim të ndërtimit të skuadrës, thotë se është i kënaqur me transferimet që janë bërë.
“Në karrierën time normalisht klubet e mëdha nuk e mbyllin derën kur është momenti për të nënshkruar me një lojtar. Sot, jemi në rregull. Ndoshta mund ta sjellim një lojtar nëse është një mundësi e mirë që ai të na ndihmojë, por klubi ka bërë punë të shkëlqyer me transferimet e lojtarëve dhe jam i lumtur. Do të transferojmë edhe një lojtar nëse një mundësi e madhe vjen”, është shprehur Emery.