Sport

Emery dëshiron tre lojtarë gjatë verës

Trajner i Arsenalit, Unai Emery raportohet se ka kërkuar transferimin e tre lojtarëve gjatë afatit kalimtar të janarit.

Emerys iu pamundësua transferimi i lojtarëve gjatë verës, por iu realizua kalimi i Denis Suarezit nga Barcelona në formë huazimi.

Daily Mail raporton se spanjoll dëshiron transferimin e një mbrojtësi të krahut të majtë.

Gazeta britanike raporton se Arsenali do të ketë vetëm 45 milionë funte në dispozicion për transferime gjatë verës, derisa Emery me shitjen e Mesut Ozilit dhe Shkodran Mustafit pritet të krijojë më shumë fonde për realizimin e këtyre tri transferimeve.

Lucas Torreira, Bernd Leno, Sokratis, Matteo Guendouzi dhe Stephan Lichtsteriner ishin përforcimet e Emerys tek Arsenali.