Një tifoz i West Hamit ka vdekur pasi u godit nga treni në Belgjikë, pas barazimit të skuadrës londineze ndaj Gentit të enjten në kuadër të çerekfinales së Ligës së Konferencës.
Viktima 57-vjeçar kishte shkuar me tren nga Londra në Belgjikë për ta përcjell skuadra e tij të zemrës. Por teksa po kthehej, ai u godit nga treni në stacion.
Ai u dërgua në spital, por më vonë u njoftua se ka vdekur.
Pas aksidentit, stacioni i trenit nuk punoi për shumë orë. Autoritetet belge po hetojnë më tej rastin.
Ndeshja e kthimit mes West Hamit dhe Gentit do të luhet pas një jave.