Sport

Tragjedi në futbollin kroat, futbollisti vdes në fushë

Në divizionin e tretë të futbollit kroat sot ka ndodhur një tragjedi në fushë.

Bruno Boban, 25 vjeçar, ka kolapsuar në fushë pas një goditje që mori në gjoks, transmeton Koha.net.

Image

Ambulanca hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e shpejtë por pa sukses.

Boban ishte pjesë e Marsonias që po luante kundër Pozaga Slavonija.