Skuadra e elitës turke në futboll Trabzonspor është pranë të transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit, Daniel Sturridge, njoftoi gazeta turke "Hurriyet" të hënën.
Zyrtarët e Trabzonsporit kanë udhëtuar në Boston të SHBA-së për t'u takuar me reprezentuesin e Anglisë dhe për të arritur marrëveshje me të, ndërsa pritet të zyrtarizohet së shpejti transferimi.
Ish-sulmuesi i Chelseat, Manchester Cityt dhe Boltonit, Sturridge, është lojtar i lirë, pasi i ka skaduar kontrata me Liverpoolin muajin e kaluar. Sturridge 29-vjeçar stinorin e kaluar luajti në 27 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi katër gola dhe asistoi dy të tjerë.
Me Anglinë, Sturridge ka luajtur 26 ndeshje dhe ka shënuar tetë gola.