Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tovërlani: Përgatitja fizike vendosi epilogun, u dëmtuam për një penallti

Trepikëshi i fituar kundër Dritës, ka kënaqur trajnerin e Feronikelit, Afrim Tovërlanin.

‘Nikeli’ sot më një gol të Mark Milicajt, ka mposhtur Dritën e Ismet Munishit në Gjilan, me rezultat 0-1, duke bërë edhe në hap të madh në garë për kreun e tabelës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tekniku prishtinas pas ndeshjes tha se ka qenë ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat, dhe sipas tij, kampionët në fuqi janë dëmtuar për një penallti.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë për të dy skuadrat, sepse pikët ishin shumë të rëndësishme. Mendoj se përgatitja fizike vendosi lojën dhe mendoj se jemi dëmtuar për një penallti”, ka thënë Tovërlani, transmeton KP.

Feronikelin në mesjavë e pret një tjetër sfidë e vështirë pasi që do të ballafaqohet me Llapin në ‘Rexhep Rexhepi’.