Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Totti, me emocione përshëndetet nga Roma

Me një ceremoni madhështore dhe përplot emocione kapiteni legjendar i Romës, Francesco Totti, i ka dhënë fund karrierës 25-vjeçare si futbollist i Romës.

Pjesa më e madhe e të pranishmëve në “Olimpico” ishin me lot në sy në ceremoninë e përshëndetjes së Tottit, që u mbajt pas përfundimit të ndeshjes të së dielës që Roma e fitoi 3:2 ndaj Genoas, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Totti 40-vjeçar në këtë ndeshje u aktivizua në minutën e 54-t dhe inkuadrimi i tij u përcoll me ovacione. Për të ishte paraqitja e 786-të me Romën, me klubin e vetëm për të cilin ka luajtur gjatë karrierës, dhe për të cilin ka shënuar 307 gola.

Pankarta të shumta ishin adresuar për Tottin, ndërsa të gjithë lojtarët veshën në fund fanellat speciale për kapitenin legjendar. Ndeshja e aë dielës pati rëndësi të madhe për Romën dhe ishte ballafaqim mjaft dramatik, pasi me fitoren e shënuar skuadra romane siguroi biletën për në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke përfunduar nënkampione e Italisë.

Fitorja nuk ishte aspak e lehtë dhe u arrit vetëm në minutat e fundit të ndeshjes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.