Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Totti në lot, hyn në hollin e të famshmëve

Francesco Totti nuk mundi t’i mbajë lotët në momentin kur është bërë pjesë e ‘Hollit të të Famshmëve’ të Romës, në ceremoninë emocionale të martën në mbrëmje.

Ish-ylli italian që luajti në gjithë karrierën 25-vjeçare me Romën, i vari këpucët në gozhdë në vitin 2017 dhe u shfaq para tifozëve para duelit ndërmjet Romës e Real Madridit.

Nën kostumin blu, Totti vrapoi përreth stadiumit me tifozët që i dhuruan falënderime futbollistit më të njohur të tyre, transmeton KTV.

Roma menjëherë e futi atë në “Hall of Fame”, kur u pensionua në fund të sezonit, por ceremonia publike për ta nderuar atë ishte shtyrë.

Tifozët romakë brohorisnin emrin e tij dhe mbanin nëpër duar banderola për ta falënderuar 42-vjeçarin për shërbimin e shkëlqyeshëm për klubin.

“Është ditë që do të kujtohet, kaq e veçantë. Jam romanist, tifoz i Romës, kam luajtur vetëm për një klub, kam qenë kapiten. Është privilegj dhe kaq e vështirë për ta shprehur me fjalë. Të qëndrosh këtu para tifozëve është gjithmonë emocionale. Të jesh me ta të bën të ndihesh çdo ditë pjesë e Hollit të të famshmëve. Si gjithmonë, jemi të bashkuar, jemi vëllezër, motra. Ju dua të gjithëve!”, ka përfunduar Totti fjalimin.

Edhe Totti është pranë rikthimit te Roma Futboll Totti është pranë rikthimit te Roma

Totti, që tani është drejtor i klubit dhe erdhi nga të rinjtë e Romës, debutoi në ekipin e parë në vitin 1992, kur ishte vetëm 16-vjeçar.

Luajti 25 vjet me klubin, e fitoi titullin e Serisë A në vitin 2001 dhe Kupën e Italisë në vitin 2007 e 2008.