Portieri me përvojë, Fraster Forster i është bashkuar skuadrës së Tottenhamit. Forster të mërkurën është prezantuar te Tottenhami, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2024.
34-vjeçari te Tottenhami u transferua si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij muaji i skadon kontrata me Southamptonin. Ai ishte pjesë e Southamptonit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Celticu dhe në Premier League ka regjistruar 134 paraqitje.
Ai gjithashtu gjatë karrierës ka regjistruar edhe gjashtë ndeshje me Përfaqësuesen e Anglisë.