Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami vazhdon me fitore

Pasi mposhti kampionin në fuqi, Manchester Cityn (1:0) fundjavën e shkuar, skuadra e Tottenhamit ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e dytë të Premier Leagues.

Me rezultatin identik sikurse ndaj Cityt, Tottenhami të dielën ka triumfuar 1:0 në udhëtim ndaj skuadrës së Wolverhamptonit.

Golin e vetëm në këtë takim, e shënoi mesfushori Dele Alli nga penalltia në minutën e dhjetë. Me këtë fitore, Tottenhami ka tubuar gjashtë pikë pas dy xhirove, sikurse Liverpooli e Brightoni.

Artikuj të ngjashëm