Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami triumfon ndaj Brentfordit

Me nga një gol në secilën pjesë, Tottenhami arriti që të fitojë ndaj Brentfordit të enjten mbrëma në Premier Leaguen e Anglisë.

Tottenhami ngjitet në tabelë dhe aktualisht pozicionohet në vendin e gjashtë me 22 pikë. E ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Brentfordi ndërkohë është në pozitën e 12-të me 16 pikë.

Sergi Canos shënoi autogol në minutën e 12-të për t’i dhënë epërsinë skuadrës vendëse. Autogoli i Canos ishte i pari që e ka shënuar Brentfordi në Premier League. E vetmja skuadër që nuk ka realizuar autogol e që ka luajtur në elitën e futbollit anglez është Cardiff City. Cardiffi i ka zhvilluar 76 ndeshje gjithsej.

Sa i përket pjesës së mbetur të ndeshjes, Heung-Min Son vulosi ballafaqimin me golin e minutës së 65-të.