Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami shënon fitore të madhe ndaj Arsenalit

Harry Kane shënoi dy herë në paraqitjen e jashtëzakonshme të Tottenhamit, që mposhti Arsenalin në derbin e Londrës veriore.

Ndeshja ndërmjet Tottenhamit dhe Arsenalit të enjten mbrëma, përfundoi me rezultatin 3:0, ndërsa Arsenali nga pjesa e parë mbeti me një futbollist më pak në fushë.

Ishte ballafaqim i mbetur i xhiros së 22-të të Premier Leagues së Anglisë.

Kane shënoi në minutën e 22-të nga penalltia, pasi Heung-Min Son u ndalua në mënyrë të palejuar brenda zonës.

Pas 33 minutash lojë, Rob Holding u përjashtua nga loja pasi mori kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes në Sonin, ndërsa në minutën e 37-të, Tottenhami e shënoi edhe golin e dytë.

Dy minuta pas pushimit, Son u përkujdes që Arsenali të mos kishte gjasa më të kthehej në lojë.

Edhe Arsenali e fiton derbin e Londrës Futboll Arsenali e fiton derbin e Londrës

Fitorja do t’ia siguronte Arsenalit top katërshen, por tani Tottenhami afrohet në vetëm një pikë.

Arsenali është në vendin e katërt me 66 pikë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.