Skuadra e Tottenhamit nuk e ka ndërmend të heq dorë nga sulmuesi i Napolit, nigeriani Victor Osimhen.
Pasi nuk arriti ta transferojë në muajin e shkuar, Tottenhami po synon ta bind Napolin që ta lirojë sulmuesin në fund të sezonit.
Mësohet se Tottenhami ka bërë gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për sulmuesin 23-vjeçar, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Antonio Conte.
Te Tottenhami po duan ta sigurojnë Osimhenin për sezonin e ardhshëm pasi e ardhmja e anglezit Harry Kane është në dyshim.
Osimhen ka shënuar nëntë gola në 16 ndeshje për Napolin këtë edicion ndërsa me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në vitin 2025.
Artikuj të ngjashëm