Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami pas Lucasit

Lucas Vasquez pritet që të vazhdojë karrierën në Angli.

Interesim për shërbimet e tij, ka treguar skuadra e Tottenhamit që tashmë ka nisur negociatat me Real Madridin.

Lucas pritet të largohet nga Reali në fund të këtij edicioni, pasi nuk është i kënaqur me minutazhën. 28-vjeçari, këtë edicion ka vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola.

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është i gatshëm të shpenzojë dhjetë milionë euro për transferimin e Lucasit, i cili ka kontratë me Real Madridin deri vitin tjetër. Ai te Reali u transferua para pesë vjetësh nga Espanyoli.