Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami ofron Eriksenin dhe para për Balen

Tottenham Hotspur këmbëngul për yllin e Real Madridit, Gareth Bale.

Me kërkesë të Jose Mourinhos, “Spurs” nuk heqin dorë nga sulmuesi i Realit të Madridit i cili kërkon të largohet nga Los Blancos dhe është gati të rikthehet te ish-klubi i tij.

30 milionë euro plus kartonin e Christian Eriksenit, i cili është në skadencë kontrate me Tottenham, është kjo oferta që ka bërë klubi londinez për Bale për ta rikthyer atë në ishull që në janar, transmeton kp. 

Të paktën kështu raportojnë mediat angleze, megjithatë mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e Los Blancos, edhe pse Eriksen pëlqehet shumë nga presidenti i Realit, Florentino Perez.