Tottenhami po përgatit ofertën prej 50 milionë eurove për ta transferuar në janar talentin e Barcelonës, Malcom, gjithnjë sipas “Diario Sport”.
21-vjeçari ende nuk ka qenë titullar për gjigantin katalan qëkur u transferua nga Bordeaux këtë verë për 41 milionë euro dhe ka hyrë në lojë vetëm si zëvendësues në dy ndeshje deri tani.
Gjatë kësaj jave, “Calciomercato.com” dhe “CalcioNews24” kanë thënë se menaxheri i tij e ka kontaktuar Interin për një kalim të mundshëm.
Lionel Messi, Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele janë sulmuesit, pas të cilëve është Malcom, sipas trajnerit të “Blaugranas”, Ernesto Valverde.