Sport

Liverpooli udhëheq garën për Malcomin

Liverpooli raportohet se është i vendosur të transferojë sulmuesin e Barcelonës, Malcom.

Sipas “Le 10 Sport”, “Të Kuqtë” i prijnë garës për 21-vjeçarin, për të cilin të interesuar janë edhe Arsenali e Tottenhami.

Barça transferoi brazilianin verën e shkuar për 37 milionë funte, ndërsa lojtari është paraqitur vetëm 12 herë në të gjitha garat këtë sezon.