Tottenhami është futur në garë me Manchester Unitedin për transferimin e qendërmbrojtësit uruguaian Diego Godin, njofton “The Mirror”, transmeton Koha.net.
Unitedi është interesuar gjatë për Godinin, por edhe trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho është duke insistuar për transferimin e futbollistit me përvojë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGodin 34-vjeçar ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022, mirëpo ai po pritet të largohet këtë verë. Klubit italian iu bashkua në verë të vitit të kaluar, pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin.