Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Godin do të largohet nga Interi

Qendërmbrojtësi uruguaian Diego Godin do të largohet nga Interi pas vetëm një edicioni te klubi italian, shkruan gazeta spanjolle “AS” të hënën, transmeton Koha.net.

Godin 34-vjeçar u transferua te Interi verën e vitit të kaluar si lojtar i lirë, pasi atij i skadoi kontrata me Atleticon. Mirëpo, uruguaiani nuk ka arritur të përshtatet në sistemin e Antonio Contes dhe do të lejohet të largohet si lojtar i lirë në verë.

Godin ka luajtur 25 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor, ndërsa ka asistuar një gol.