Tottenhami është duke bërë gati ofertën për transferimin e mbrojtësit uruguaian Diego Godin, njofton “Calciomercato”, shkruan Koha.net.
Godin 34-vjeçar iu bashkua Interit verën e vitit të kaluar si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Atletico Madridin. Mirëpo, ai nuk ka arritur të përshtatet në sistemin e Antonio Contes dhe po pritet të largohet në fund të këtij stinori, ndonëse ka kontratë deri në verën e vitit 2022.
Tottenhami mendon të bëjë ofertë për Godinin dhe mund të ofrojë në shkëmbim Jan Vertonghenin. Për Vertonghenin po interesohet edhe Ajaxi.