Tottenhami ka shënuar fitore të thellë të dielën në shtëpi ndaj Newcastlet, me rezultatin 5:1.
Me këtë fitore londinezët mbajnë hapin për të siguruar një pozitë që dërgon në garat evropiane edicionin e ardhshëm.
Në minutë ne 39-të Fabian Schar kaloi mysafirët në epërsi prej 1:0.
Ben Davies barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 43-të.
Tottenhami katër gola të tjerë i shënoi në pjesën e dytë.
Matt Doherty në minutën e 48-të kaloi në epërsi vendasit, 2:1.
Son Heung-Min në minutën e 54-të realizoi për 3:1, pas asistimit të Dejan Kuluseveskit.
Emerson Royal në minutën e 63-të shënoi për 4:1 derisa Steven Bergwijn realizoi për rezultatin 5:1.
Pas 30 ndeshjeve në Premier League, Tottenhami ka 54 pikë.
Newcastle është në pozitën e 15-të me 31 sosh.