Tottenhami është forcuar në krye të Premier Leagues, pasi ka shënuar edhe fitoren e shtatë këtë edicion. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 9-të, Tottenhami e mposhti skuadrën e Fulhamit me rezultatin 2:0, të hënën mbrëma.
Golin e parë në këtë takim, e shënoi kapiteni Heung-min Son. Sulmuesi i Koresë së Jugut, realizoi në minutën e 36-të pas asistimit të brazilianit Richarlison.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë pjesën e dytë, James Maddison vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 54-të pas asistimit të kapitenit Son.
Me këtë fitore, Tottenhami i prinë tabelës me 23 pikë, dy më shumë se Manchester City e Arsenali. Së bashku me Arsenalin, Tottenhami mbetet i pamposhtur këtë edicion në kampionatin e Anglisë.