Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami mposht Arsenalin, mban në presion Manchester Unitedin

Arsenali i Arsene Wengerit ka pësuar humbje si mysafir i Tottenhamit, me rezultat të ngushtë 1 me 0.

Pjesa e parë e takimit është mbyllur me rezultat të bardhë, ndërsa ishte Harry Kane, ai që në fillim të pjesës së dytë zhbllokoi rezultatin. Shënoi në minutën e 49, me një asist të Ben Davies.

Në këtë takim, Shkodran Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë.

Me këtë fitore Tottenhami mban në presion Manchester Unitedin për vendin e dytë.