Sport

Tottenhami mposht Unitedin

Një gol i Matar Sarrit dhe një autogol i Lisandro Martinezit i kanë kryer punë Tottenhamit për ta mposhtur Manchester Unitedin në xhiron e dytë të Premier Leagues.

Goli i parë u realizua në minutën e 49-të, ndërsa autogoli në të 83-n.

Pas dy ndeshjeve, Tottenhami ka katër pikë e Unitedi ka tri.