Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kthen sytë kah Alonso

Krerët e Tottenhamit janë në kërkim të një trajneri për sezonin e ri dhe kanë kthyer sytë kah spanjolli Xabi Alonso. Në fakt, Alonso po vlerësohet favorit për ta marrë drejtimin e Tottenhamit, ka njoftuar të mërkurën “Sky Sports”.

Alonso është trajner i Bayer Leverkusenit dhe Tottenhami është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim për t’i siguruar shërbimet e tij. Ai ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa këtë edicion ka bërë një punë të mirë me ekipin, i cili po lufton për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Alonso mori drejtimin e Leverkusenit në tetor të vitit të shkuar, ndërsa Tottenhami është gati t’i ofrojë kontratë katërvjeçare.

Te Tottenhami, Alonso do ta zëvendësonte Antonio Conten e larguar, pasi ekipi anglez deri në fund të sezonit ka të angazhuar një trajner të përkohshëm.

Artikuj të ngjashëm