Mamadou Sakho nuk është i preferuari i Kloppit te Liverpooli, ndërsa është afër largimit nga Anfield Road.
Mediat britanike raportojnë se për shërbimet e tij ka shprehur interesim klubi londinez, Tottenhami, transmeton Koha.net.
Për shërbimet e tij Liverpooli kërkon 30 milionë funta, dhe një gjë e tillë nuk e ka zmbrapsur Tottenhamin.
Në garë për të është edhe Crystal Palace, tek i cili francezi ishte i huazuar për gjysmësezoni.