Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sakho shpreson që Liverpooli ta mbajë për sezonin e ardhshëm

I huazuari nga Liverpooli te Crystal Palace, Mamadou Sakho, thotë se është i hapur që të qëndrojë te “Të Kuqtë” edhe sezonin e ardhshëm, nëse e mban Jurgen Kloppi.

Francezi pas ftohjes së raporteve me trajnerin Klopp nuk ka pasur asnjë paraqitje që nga janari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Akoma kam kontratë edhe për tre vjet. Nëse do të mund të vesh fanellën e Liverpoolit sërish, do të isha shumë i lumtur”, ka thënë ai për Telefoot.

Pasi ka refuzuar disa klube gjatë verës së shkuar, ai thotë se nuk e di çfarë duhet të bëjë më shumë për të rifituar besimin e klubit.

“U vonova për ushtrime, diçka që ndodh kudo. Pagova gjobën dhe nuk e di se çfarë tjetër mund të bëj. Varet nga shefi. Ai vendos dhe unë duhet të pranoj. Do të shohim çdo të ndodhë”, ka shtuar ai.