Tottenham Hotspur është bërë klubi i parë i Premier Ligës që s’ka bërë asnjë transferim gjatë afatit kalimtar të verës, që kur ky afat u prezantua më 2003.
Ekipi i Mauricio Pochettinos është lidhur me shumë lojtarë, por dështoi të transferonte të paktën një.
Kjo është hera e parë që në historinë 15-vjeçare të afatit kalimtar të verës një ekip i Premier Ligës dështon të transferojë të paktën një futbollist.
Spurs do të shkojë në stadiumin e ri me lojtarët e sezonit të shkuar.