Skuadra e Tottenhamit ka fituar garën për mbrojtësin Micky van de Ven, i cili është kërkuar edhe nga Liverpooli, Bayerni e Leipzigu.
Holandezi 22-vjeçar të martën është prezantuar te Tottenhami, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në vitin 2029. Ai te Tottenhami është transferuar nga Wolfsburgu për 30 milionë euro dhe tek ekipi anglez do ta bartë fanellën me numrin 37.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdicionin e shkuar Van de Ven pati paraqitje të mira te skuadra gjermane, ku në 33 ndeshje kampionale pati edhe 1 gol e 2 asistime.
Ai prej vitit 2021 ishte pjesë e Wolfsburgut, ndërsa karrierë ka bërë edhe te skuadra e Volendamit.
Holandezi bëhet transferimi i katërt te Tottenhami këtë verë, pasi para tij ekipi anglez ka transferuar edhe James Maddisonin, Guglielmo Vicarion e Manor Solomonin.