Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami fiton në ndeshjen e fundit në “White Hart Lane” në Premier Ligë

Tottenhami ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2 me 1, në ndeshjen e fundit në stadiumin “White Hart Lane” në kuadër të Premier Ligës.

Victor Wanyama dhe Harry Kane realizuan golat për fitoren e londinezëve, ndërsa i vetmi që shënoi për Unitedin ishte Wayne Rooney.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tottenhami është nënkampion i Premier Ligës. Ky klub ka siguruar 80 pikë, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit. Unitedi është i gjashti me 65 pikë, katër më pak se Arsenali që është i pesti. Zyrtarisht tani Unitedi është jashtë top-katërshes.