Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami eliminon Burnleyn e Muriqit nga Kupa FA

Tottenhami ka kaluar në raundin e katërt të Kupës FA. Të premten mbrëma, Spurs mposhtën në shtëpi 1:0 Burnleyn.

Për Burnleyn, kompletoi ndeshjen portieri i Kosovës, Arijanet Muriq.

Muriq nuk mundi ta ndalte goditjen precize të Pedro Porros në minutën e 79-të, i cili ia siguroi Tottenhamit fazën tjetër të trofeut më të vjetër në futboll.

Muriq vazhdon të mbetet zgjedhja e dytë e trajnerit Vincent Kompany. Ai këtë sezon është paraqitur vetëm në ndeshjen e kupës.

Artikuj të ngjashëm