Në xhiron e tretë të Ligës së Evropës Tottenhami e Napoli kanë shënuar fitore, që të dyja si mysafirë.
Tottenhami e mposhti Ludogoretsin me rezultat pre 3 me 1, transmeton KOHA.
Kane, Lucas e Lo Celso shënuan golat e fitores për klubin anglez.
Kurse për vendasit shënoi Keseru.
Në Grupin J Tottenhami është ne vendin e dytë me gjashtë pikë, derisa Ludogoretsi është papikë.
Kurse në sfidën tjetër Napoli e mposhi Rijekën me rezultat prej 2 me 1.
Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 13 përmes Muriqit.
Kurse shifrat i barazoi Demme në minutën e 43. E një autogol nga Braut në pjesën e dytë i dha fitoren Napolit.
Napoli, Az Alkmari e Real Sociedadi tani kanë nga gjashtë pikë në Grupin F, kurse papikë është Rijeka.