Mbrojtësi i Tottenham Hotspurit, Danny Rose, raportohet se është dënuar nga klubi për intervistën kundërthënëse për “The Sun”.
Klubi londinez e ka dënuar mbrojtësin me 130 mijë funte për shkak të kritikave që ia bëri Tottenhamit gjatë kësaj jave.
Anglezi ka kërkuar falje për komentet e tij, por sipas “The Sun”, atij nuk do t’i paguhen dy javë pagë.