Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami “blindon” Balen

Tottenham Hotspur dëshiron ta mbajë uellsianin Gareth Bale.

Bale, që është i huazuar nga Real Madridi te Tottenhami, mund të mbetet edhe për një sezon në Londër.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit të Tottenhamit kanë kërkuar nga krerët e Real Madridit që t’ia vazhdojnë huazimin uellsianit. Klubi anglez dëshiron ta mbajë së paku për dy vjet në formë huazimi Balen, për ta blerë më pas përfundimisht kartonin e lojtarit.

Bale me Spurs në edicionin e ri ka regjistruar gjashtë paraqitje duke shënuar një gol dhe një asistim.