Krerët e Tottenhamit po i kërkojnë 150 milionë euro për lirimin e yllit danez Christian Eriksen, raporton "The Mirror" të dielën.
Eriksen është në listën e dëshirave të Real Madridit, por kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy po kërkon shifër të madhe për shitjen e danezit, transmeton Koha Ditore.
Me 150 milionë euro Eriksen do të bëhej lojtari i tretë më i shtrenjtë në histori prapa Neymarit dhe Kylian Mbappes.