Tottenham ka arritur marrëveshje me Real Betisin në vlerë prej 60 milionë euro për transferimin Giovani Lo Celsos, bën të ditur “Daily Record” të hënën.
Tottenhami do të paguajë 52.5 milionë euro fillimisht dhe 7.5 milionë tjerë varësisht nga paraqitja e lojtarit, transmeton “Koha Ditore”. Lo Celso vlerësohet si zëvendësues për Christian Eriksenin, pasi reprezentuesi i Danimarkës është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me Tottenhamin.
Argjentinasi 23-vjeçar Lo Celso stinorin e kaluar luajti 46 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa shënoi 16 gola dhe asistoi gjashtë tjerë.
Mesfushori qendror te Betisi ishte huazuar nga Paris Saint-Gemaini verën e kaluar, por skuadra spanjolle shfrytëzoi opsionin për të bërë transferimin e plotfuqishëm për 22 milionë euro.