Real Betisi ka refuzuar ofertën e Tottenhamit prej 60 milionë eurosh për mesfushorin Giovani Lo Celso për të cilin po kërkon hiq më pak se 79 milionë euro. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga mediumet spanjolle.
Lo Celso ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, por te Betisi kanë vendosur që atij t'i caktojnë çmimin prej 79 milionë eurosh pas ofertave të shumta që kanë marrë, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo23-vjeçari, në edicionin e shkuar ka patur paraqitje të mira dhe ishte lojtari kryesor te Betisi. Interesim të madh për të ka treguar Tottenhami, por në garë është edhe Manchester Unitedi. 23-vjeçari, edicionin e fundit ka shënuar 16 gola te Betisi, që i ka paguar PSG-s 22 milionë euro muajin e shkuar për transferimin e tij.