Sulmuesi i Barcelonës, Ferran Torres, dhe mbrojtësi i Atletico Madridit, Stefan Saviq, janë suspenduar për dy ndeshje pas përleshjes që patën në ndeshjen e fundit.
“Blaugrana” zyrtarisht u ankua dhe kërkoi heqjen e dënimit për lojtarin e vet, por La Liga e ka hedhur poshtë kërkesën e Barcelonës.
Kjo do të thotë se Torresi dhe Saviqi do të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme.
Torresi e kishte kapur Saviqin për qafe dhe për flokësh, ndërsa të dy u rrëzuan në tokë vikendin e kaluar në stadiumin “Metropolitano”.
Kishte mundësi që të dy lojtarët të marrin dënim me nga tre ndeshje, por asnjëri nga ta nuk u lëndua pas incidentit.
Në dy ndeshjet e ardhshme, Barcelona nuk do ta ketë as Robert Leëandoëskin, po ashtu të suspenduar.