Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torres i jep fund karrierës si kampion me Atletico Madrid

Vendimi i Buffon për t’u larguar nga Juventus, e ndoshta edhe nga futbolli i luajtur ka lënë thuajse në errësirë largimin e një tjetër futbollisti të njohur në dy dekadat e fundit, edhe pse jo aq shumë se gardiani bardhezi.

Sulmuesi Fernando Torres është një prej emrave më të dashur për tifozët e Atletico Madrid, e ai ka zhvilluar edhe ndeshjen e fundit për ekipin e tij të zemrës në finalen e Europa League kundër Marseille që përfundoi me triumfin e spanjollëve, transmeton tch.

E fansat e tij nuk i kursyen kritikat ndaj Diego Simeone, pasi ekipi ndodhej në avantazh 2-0 prej të 59-s, e ylli spanjoll mund të ishte aktivizuar më shpejt.

Por edhe pse me u aktivizua vetëm në kohën shtesë, 34-vjeçarit iu dha mundësia që të ishte në fushë, teksa ekipi ku ai pati debutuar në moshën 17-vjeçare fitonte trofeu e Europa League.

Diego Simeone nuk ka më hapësirë për të në formacion, çka e ka bindur edhe Torres që t’i jap fund me Atletico.

Edhe Torres konfirmon se në fund të sezonit largohet nga Atletico Sport Torres konfirmon se në fund të sezonit largohet nga Atletico

E pavarësisht të gjithave, ngritja e një trofeu me ekipin e zemrës është mënyra që çdo kampion do të donte ta mbyllte karrierën.

{gallery}