Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Torresi në kërkim të një klubi të ri

Fernando Torresi raportohet se gjatë afatit kalimtar të janarit do të largohet nga Atletico Madridi.

33-vjeçari nënshkroi kontratë të re me Atleticon gjatë verës, por sivjet ai ka dështuar të realizojë gol në 10 paraqitje dhe pritet të jetë në bankë rezervë me ardhjen e Diego Costas.

Sipas “El Larguero”, Torresi do të kërkojë largimin nga Madridi dhe tashmë ka marrë vëmendjen e klubeve amerikane dhe kineze.