Juventus dhe Torino janë ndarë baras 2:2 në derbin lokal të xhiros së 29-të të Serie A
Ndeshja ishte e hapur dhe me raste shënimi ku u shënuan katër gola.
Të parët shënuan mysafirët me Federico Chisean në minutën e 13-të për të kaluar ekipin e tij në avantazh prej 1:0.
Vendasit barazuan në minutën e 27-të Antonio Sanabria në 1:1 me të cilin rezultat ekipet shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë nikqoriët arritën të kalonin në epërsi me Golin e Sanabrias në minutën e 46-të për 2:1.
Pas këtij goli të pësuar Juventusi filloi të krijoj raste të shumta shënimi. Por udhëtuesit barazuan në minutën e 81-të me Cristiano Ronaldon në 2:2.
Edhe
Derbi i tensionuar i Torinos mbyllet baras
Deri në fund kampioni në fuqi tentoi të fitonte takimin por pa sukses.
Në këtë ndeshje i plotë ishte mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda.