Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Topalli shënon golin e parë në Turqi

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Jetmir Topalli, ka shënuar golin e tij të parë në Turqi, me fanellën e skuadrës Yeni Malatyaspor.

Topalli ka realizuar gol në ndeshjen kundër ekipit Artvin Hopaspor që është zhvilluar në kuadër të raundit të tretë të Kupës së Turqisë, e të cilën e ka fituar Malatyaspori me rezultatin 2:0. Topalli në këtë ndeshje të së enjtes u inkuadrua në fillim të pjesëlojës së dytë kurse golin e shënoi në minutën e 79-të, duke e vulosur edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Për Topallin kjo ishte paraqitja e katërt te Malatyaspori kurse e para në kuadër të Kupës. Sulmuesi 22-vjeçar iu bashkua Malatyasporit nga skuadra e Ballkanit para fillimit të këtij edicioni. Ai me ekipin elitar të Turqisë ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm