Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Topalli e Bregu shkëlqejnë në ligën e dytë të Turqisë

Jetim Topalli ka vazhduar formën e mirë me skuadrën e Istanbulsporit në ligën e dytë të Turqisë.

Ish-futbollisti i Ballkanit realizoi gol në fitoren e skuadrës së tij 4:2 kundër Bursasporit. Për Topallin, ky ishte goli i tretë me fanellën e Istanbulsporit, derisa ka regjistruar edhe tri asistime.

Edhe Dejvi Bregu shkëlqeu me Bolusporin. Bregu realizoi dy gola në humbjen e skuadrës së tij 3:2 nga Erzurumspori.

Këta ishin dy golat e parë të Bregut me fanellën e Bolusporit këtë edicion. Ai numëron edhe dy asistime.

Te Erzurumspori në minutat e fundit u inkuadrua edhe Herolind Shala.