Kur kanë mbetur edhe pak orë deri fillimi i ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit, e vlefshme për play off in e Ligës së Konferencës, interesimi për të siguruar një biletë vazhdon të jetë shumë i madh.
Klubi nga Suhareka dje bëri të ditur se kanë mbetur vetëm edhe rreth 1000 bileta pa u shitur dhe kjo ka bërë që në Prishtinë, tek NEW BORN-i në Prishtinë të krijohet tollovi e madhe.
Te New Born ka arritur pas disa minutave edhe Policia e Kosovës, ndërsa të interesuarve për bileta po u thuhet se ato mund t'i blejnë te stadiumi "Fadil Vokrri".
Policia ka ndaluar një person që pretendonte se shiste bileta për ndeshjen dhe i kërkoi atij të tregonte se çfarë ka në çantë.
Qindra të interesuar janë mbledhur në pritje për të siguruar një biletë për ta parë këtë ndeshje në stadiumin "Fadil Vokrri" donte nga ora 20:00.