Pas Erjon Kastratit, skuadra e Trepçës e ka përforcuar skuadrën edhe me Mikaile Tmushiqin.
Lajmi u zyrtarizua të premten nga skuadra mitrovicase.
“Snajperisti me numrin 7 zbarkon në ‘Minatori’. Super Mikaile Tmushiq i bashkohet klubit tonë”, thuhet në njoftimin e Trepçës në Facebook.
Si Kastrati ashtu edhe Tmushiq ishin pjesë e Golden Eagle Yllit në sezonin e fundit, kur e fituan titullin e kampionit në Kosovë dhe Superkupën Mbarëkombëtare.