Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër lëndim për Carvajalin

Dani Carvajal ka pësuar një tjetër lëndim dhe vazhdon të përballet me formë të dobët fizike.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pasur vazhdimisht probleme me lëndime, ndërsa sezonin e kaluar humbi më shumë se 30 ndeshje shkaku i dëmtimeve të ndryshme.

Shpresohej që ai të kthehej në fushë në fund të muajit gusht, por problemi në pulpë bëri që ai t’i humbë edhe katër ndeshje tjera.

Tani mediumi “Mundo Deportivo” shkruan se ai pritet të mungojë një deri në dy muaj.

Nacho Fernandez pritet ta mbulojë hapësirën e lënë nga ai në krahun e djathtë, ndërsa Eder Militao dhe David Alaba mund të vazhdojnë në qendër të mbrojtjes.