Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Carvajali u kthye nga lëndimi dhe u lëndua sërish

Zinedine Zidane dhe Toni Kroos kanë mbetur të shqetësuar me listën e madhe të lëndimeve në skuadër. Lëndimi më i freskët ishte ai i Dani Carvajalit, mbrojtësit të krahut të djathtë të madrilenëve. Ai u zëvendësua të dielën shkaku i lëndimit, në fitoren që Real Madridi e arriti ndaj Valencias.

Carvajali u paraqit për herën e parë me Realin që prej 2 janarit. Por, ai luajti vetëm 28 minuta para se të merrte një tjetër lëndim në kofshë.

Ai ka luajtur vetëm 12 ndeshje në të gjitha garat sivjet, dhe është në dyshim për të luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Atalantas më 24 shkurt, në fazën e 16 skuadrave më të mira.

Carvajali i bashkohet Sergio Ramosit, Eder Militaos, Alvaro Odriozolas, Eden Hazardit, Rodrygos, Federico Valverdes dhe Marcelos, në listën e gjatë të futbollistëve të lënduar.