Girona e ka humbur një tjetër ndeshje në La Liga të Spanjës. Pas disfatës nga Real Madridi, Girona pësoi disfatë edhe të hënën nga Athletic Bilbao. Ndeshjen e javës së 25-të të La Ligas e humbi me rezultatin 3:2. Alejandroi Remiro shënoi dy gola. Të parin në minutën e 2-të, kurse të dytin në minutën e 56-të. Inaki Williams e shënoi golin e tretë për Bilbaon. Viktor Tsyhankov në minutën e 49-të dhe Eric Gacia në minutën e 75-të i realizuan golat për Gironan.
Girona është në vendin e dytë me 56 pikë, gjashtë më pak se lideri Reali, kurse Bilbao në vendin e pestë me 49 pikë.
Artikuj të ngjashëm